PËRDITËSUAR – Automjeti i opinionistes Zhaklin Lekatari raportohet të jetë dëmtuar në Tiranë ndërsa në pamje që dolën në rrjet shihet prania e punonjësve të policisë.
Sipas raportimeve në media, persona të paidentifikuar kanë gjetur mjetin e Lekatarit në një nga parkingjet tek stadiumi Dinamo dhe i kanë thyer xhamat.
Në fotot e publikuara, Lekatari shihet tesa ngushëllohet nga një mikeshë e saj.
Policia e Tiranës në lidhje me këtë lajm të publikuar në portale për një automjet të dëmtuar në afërsi të stadiumit "Dinamo", tha se është i pavërtetë.
Ndërsa Lekatari tha se "ngjarja që ka ndodhur nga e cila është marrë fotoja nuk ka lidhje fare me makinën time apo me Big Brother.”
Pyetur nga “Faktoje”, Lekatari shpjegoi se qëllimisht nuk ka reaguar publikisht këtë rast, sepse priti të kontaktohej nga mediat që e kanë shpërndarë lajmin.
Më tej, Lekatari shpjegoi se lajmi i botuar fillimisht nga JOQ Albania është krejt i rremë. “Nuk është e vërtetë që më kanë goditur xhamin e makinës,” tha ajo. “Ngjarja që ka ndodhur nga e cila është marrë fotoja nuk ka lidhje fare me makinën time apo me Big Brother.”
Ajo shpjegoi më tej se prezenca e policisë ka qenë si pasojë e një diskutimi që nuk ka të bëjë aspak me automjetin e saj. Makina që shihet në fotot e publikuara nga JOQ Albania nuk i përket znj. Lekatari.
Ky lajm është përgënjeshtruar edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd