Transmetuar më 26-04-2023, 12:02

E quajtën ‘El Kaiser’ për shkak të ngjashmërisë së tij me ish-lojtarin gjerman, Franz Beckenbauer. Por Carlos Enrique Raposo ishte në botën e futbollit në mënyrën e tij, duke inskenuar mashtrimin më të madh në historinë e këtij sporti.

13 vite karrierë ishin një trillim absolut dhe për të realizuar planin e tij shpiku një mijë mjete vetëm për t’u lënduar, duke përfituar nga bashkëfajësia e disa miqve të mirë mes shokëve të skuadrës, mjekëve të bindur, shtypit të heshtur.

“Unë gjithmonë pretendoja të isha i sëmurë dhe për llojin e jetës që bëja nuk do të kisha mundur kurrë të stërvitesha apo të dilja në fushë. Lojtarët e dinin këtë, por ata ishin të gjithë miqtë e mi. Gazetarët, të cilët i pagova për të publikuar raporte mjekësore të falsifikuara, më lanë të qetë”. Në këtë deklaratë përmblidhet e gjitha; një histori vërtet e pabesueshme.

Talenti që kishte për të mashtruar tashmë 59-vjeçari brazilian është bërë legjendar. Historia e tij është bërë një histori filmi. Për 13 vite ai ka arritur gjithmonë të rrëmbejë kontrata me klube të ndryshme, por nuk ka luajtur kurrë në drejtkëndëshin e gjelbër, në një ndeshje zyrtare.

Botafogo, Flamengo, Bangu, Fluminense, Vasco da Gama, America, Puebla de México, El Paso (në SHBA) dhe Gazélec Ajaccio (në Francë) janë klubet që e kanë regjistruar, por kanë paguar një futbollist për të mos bërë asgjë.

"Klubet kanë mashtruar shumë futbollistë. Dikush duhej të hakmerrej për të gjithë ata", – u justifikua Carlos Kaiser (2 prill 1963). "’Kaiser’ ka qenë një nga figurat më ikonike në futbollin botëror. Ai kishte vetëm një problem: topin", – kujton Ricardo Rocha, një ish-lojtar i Real Madridit, në "Futbollisti më i madh që nuk ka luajtur kurrë".

La vicenda incredibile del brasiliano: ha ottenuto contratti senza mai giocare.

Aventura e tij më e madhe në futboll ishte nënshkrimi me Puebla de México, klub me të cilin kaloi mezi gjashtë muaj, për të marrë më vonë kontrata falë miqve të tij lojtarë (Carlos Alberto Torres, Renato Gaúcho, Ricardo Rocha, Romário, Edmundo ose Gaúcho) si futbollist me Botafogo, Flamengo dhe Fluminense.

Ai simuloi dëmtime dhe mungoi shumë seanca stërvitore për të arritur qëllimin e tij. "Lojtarët e dinin, por ata ishin të gjithë miqtë e mi. Gazetarët (të cilët i pagova për të publikuar raporte) nuk më përndoqën", – shpjegon vetë ‘Kaiser’ për aftësinë e tij të veçanta për të mos luajtur ndeshje.

Në kohën kur ishte më afër të luante, kundër Coritiba, ‘Kaiser’ u përlesh me tifozët dhe u përjashtua para se të hidhej në fushë: "I kam mashtruar edhe mjekët. Kishte një kohë në ekip që me të vërtetë trajneri donte të luaja, por kisha një shok dentist dhe bëja sikur më dhembte dhëmballa.

Presidenti i klubit erdhi tek unë dhe më tha: Ti kurrë nuk luan. Kam raportin mjekësor këtu dhe më në fund e kuptuan se cili ishte problemi im. Ishte një problem dentar. Në fakt ishte një gënjeshtër e pastër.

Në një klub tjetër për të cilin kam luajtur sollën një prift magjik të zi për të kryer ritualet për mua, për të më shëruar nga dëmtimet. Klubi po e paguante mirë, por unë shkova tek ai dhe i thashë: Merr paratë, shok. Asgjë nuk është në rregull me mua. Merrni paratë tuaja dhe mos u mërzitni të bëni gjërat tuaja, sepse kam ndërmend të qëndroj i lënduar për gjithë jetën time”.

Funambolo della vita notturna, nel suo racconto c’è la vita spericolata tra donne e locali.

‘Kaiser’ e tregoi historinë e tij për filmin dokumentar "Futbollisti më i madh që nuk ka luajtur kurrë futboll": "Unë jam futbollisti më i mirë që nuk ka luajtur kurrë futboll… Kam fjetur me 1000 femra dhe kam bërë sikur jam i lënduar gjatë gjithë karrierës time".

Në një intervistë për gazetën “The Sun” në vitin 2018, Carlos ‘Kaiser’ rrëfeu: “Kam qenë në klube nate çdo natë deri në orët e hershme të mëngjesit, nga e hëna në të hënë. Nuk kam qenë kurrë në gjendje të stërvitem ose luaj në mëngjes.

U sigurova që të shihesha me futbollistët më të mirë brazilianë. Vetëm të qenit futbollist më bëri ‘magnet’ për gratë. Unë isha një i varur nga seksi, si Michael Douglas. Unë do të flija të paktën me tri gra në ditë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd