Transmetuar më 26-04-2023, 11:19

Bota e dashurisë së të famshmëve po kthehet përmbys dhe ndjekësit e tyre nuk mund të mos befasohen nga çdo çift që konfirmohet nga mediat. Lidhja e parë e dashurisë që la të gjithë gojëhapur ishte ajo e modeles Kendall Jenner dhe këngëtarit Bad Bunny, por shumë shpejt kjo romancë u la mënjanë kur motra e saj Kylie Jenner vizitoi shtëpinë e aktorit Timothée Chalamet dhe kështu nxiti edhe më shumë thashethemet që e lidhin biznesmenen me protagonistin e "Call me by your name".

Sikur të mos mjaftonte kjo, disa përdorues të Twitter-it kanë propozuar një teori në nivelin e terraplanizmit ku nënkuptojnë se Taylor Swift dhe Fernando Alonso mund të kishin nisur një lidhje dashurie, pasi që të dy së fundi u larguan nga partnerët e tyre.

E përballur me kaq shumë çmenduri dhe thashetheme, e vetmja që ka bërë publike dashurinë e saj ka qenë Dua Lipa, e cila është mburrur me të dashurin e ri në rrjetet sociale. Kujtojmë se Dua Lipa ishte "single" që nga ndarja prej modelit Anwar Hadid, në fund të vitit 2021, ndërsa Gavras u nda me Rita Orën në mars të atij viti, pas gjashtë muajsh lidhjeje.

Artistja kosovare ka dhënë një indicie të vogël të marrëdhënies që po ndan me Romain Gavras. Fotoja tregon dorën e Dua Lipës duke mbajtur një polaroid ku shihet interpretuesi i "New Rules" duke qeshur së bashku me regjisorin francez. Kjo është hera e parë që të dy shfaqen bashkë dhe bëjnë publike lidhjen e tyre.

Edhe pse këngëtarja e "Levitating" nuk ka folur apo shkruar asgjë, emoji i një zemre të kuqe, së bashku me polaroidin konfirmon atë që shumëkush dyshoi: Dua Lipa ka gjetur sërish dashurinë, këtë herë në botën e kinemasë me Romain Gavras. Tani mbetet të shihet nëse Dua Lipa do të shfaqet në projektin e radhës të regjisorit, apo ajo do t’i kërkojë Romain regjinë e videoklipit të saj të ri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd