Transmetuar më 25-04-2023, 23:20

Një 30-vjeçar është gjetur i shtrirë në rrugën “Robert Shvarc” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:15.

Sipas policisë, shtetasi A. C., 30 vjeç dyshohet se në gjendje të dehur ka prerë damarët. 30-vjeçari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd