Transmetuar më 25-04-2023, 15:33

Organizata “Medical Volunteers International Serbia” ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ku policia serbe po rreh emigrantët në Qendrën Transitore të Somborit në Serbi.
Kjo organizatë thekson se një qendër tranziti e financuar nga qeveria duhet të jetë një vend i sigurt për njerëzit në lëvizje, por videoja tregon të kundërtën.
Ata shtojnë se kjo është dëshmi e qartë se policia serbe ka rrahur ilegalisht individë, duke përfshirë edhe një djalë të mitur.
Organizata thotë se kjo po bëhet sistematike dhe qeveria e Serbisë po shkel plotësisht të drejtat e emigrantëve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





