Transmetuar më 26-04-2023, 08:15

Xavi Hernández ka dalë në një konferencë për shtyp për të analizuar ndeshjen mes Rayo Vallecano dhe Barçës, e cila do të luhet të mërkurën mbrëma në Vallecas. Trajneri blaugrana ka siguruar se “është ndeshja më e komplikuar, në një fushë më të vogël se normalja, me rivalin më intensiv në La Liga”.

Xavi nënvizon se nuk ka fiksim rekordet, arritjen e 100 pikëve në fund të kampionatit aktual, por vetëm ta fitojë titullin: "Na pret një ndeshje e vështirë. E di që e merrni si klishe këtë që po them, por fusha e Rayo është më e vogël dhe për mua ky rival është më i rëndë dhe më intensiv.

Rayo është si shkëmb, skuadra më intensive në La Liga. I kam paralajmëruar lojtarët se do të jetë një ndeshje shumë intensive. Rayo nuk të lë të përparosh, distancat janë më të shkurtra. Duhet të jemi më praktikë se zakonisht.

Situata e Dembele? Të shtunën kemi vendosur që të kthehet në fushë. E shoh në gjendje perfekte, të dy do të jenë gati të shtunën, edhe Andreas. Titulli me 100 pikë? Mendoj se njerëzit i dinë vështirësitë e klubit, jo vetëm ato sportive, por edhe institucionale.

Ne nuk e kemi fituar ende La Liga-n, por nëse e fitojmë, nuk do të kenë rëndësi rekordet. Çdo fitore na jep më shumë qetësi, çdo fitore tani është një hap më shumë drejt titullit. Ne nuk jemi këtu për rekorde. Nuk po mendoj as për vetëm 9 golat e pësuar, që na japin shumë kredo.

Nuk po mendoj për rekordin 100-pikësh të La Liga-s. Meqë ra fjala, jemi kualifikuar në Champions League qysh tetë ndeshje përpara mbylljes së La Liga-s. Krahasimi me sezonin e kaluar është ky, jo pikët treshifrore.

Dhurata për titullin, kthimi i Messit? Janë hipoteza, por pyetja është e mirë. Ju e dini që më pëlqen të flas për Leon, kemi një marrëdhënie shumë të mirë, por nuk është momenti. Sa i takon rinovimit të kontratës sime, kemi folur me presidentin, gjithçka po shkon shumë mirë. Nuk do të ketë asnjë lloj problemi.

Rekordi i Ter Stegen, vetëm 9 gola të pësuar në 30 javë kampionat? Për mua ishte një avantazh ta ritakoja Marc. Dikur isha shoku i tij i skuadrës, e njoh personalitetin e tij. Ai është shumë metodik, shumë perfeksionist, e dinte se duhej të përmirësohej dhe tani është portieri më i mirë në botë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd