Transmetuar më 25-04-2023, 14:23

Mesfushori Kristjan Asllani u rikthye në "Stadio Carlo Castellani" me zikaltrit në ndeshjen e Serie A të së dielës pasdite, mes skuadrës së tij aktuale dhe asaj të mëparshme. Ishte skuadra aktuale e shqiptarit, Inter, ajo që doli fituese në Toskanë.

Zikaltrit triumfuan 3-0, duke u kthyer në rrugën e fitoreve në Serie A pas një serie të mjerë rezultatesh gjatë javëve të fundit. Asllani ka postuar një mesazh në llogarinë e tij në Instagram pas ndeshjes, duke shkruar: “Është gjithmonë kënaqësi të kthehem në këtë stadium ku jam rritur dhe t’i shoh sërish tifozët e mrekullueshëm të Empolit”.

Ndërkohë, duke folur në mediat italiane për sfidën e radhës në Serie A, ku do të ballafaqohet me Lazion e shqiptarit tjetër Elseid Hysaj, djaloshi ynë kuqezi pati vetëm vlerësime për kolegun e tij në kombëtare.

Deri ku mund të arrijë kombëtarja e Shqipërisë?

Për mendimin tim mund të shkojmë shumë larg. Shpresoj të kualifikohemi për në Europian, sepse është diçka shumë e rëndësishme dhe që e duam të gjithë. Nuk kemi pasur vazhdimësi në rezultate, por ne mund të shkojmë shumë larg. Jo falë meje, por do të jap kontributin tim.

Jeni rritur në qytetin e Pizës. Na thuaj diçka në dialektin toskan…

Keni gjetur personin e gabuar, jam shqiptar, por thonë se kur flas dëgjohet pak dialekti toskan.

Sa gola mendon se mund të shënosh në këtë kampionat?

Pyetje e bukur. Nuk e di, shpresoj që si fillim të shënoj golin e parë me Interin në kampionat dhe pastaj të flasim për objektiva të tjerë. Le të shohim.

Ke thënë se Hysaj është shoku dhe modeli yt. Çfarë ke mësuar prej tij?

Po, le të themi lideri ynë i kombëtares, sepse ai është një nga më veteranët, së bashku me portierin Berisha. Po, kam mësuar shumë prej tij, sepse kur mbërrita tek Empoli vitin e parë, isha 6 vjeç, ose 6 vjeç e gjysmë, edhe Hysaj mbërriti në të njëjtin vit. Ishte 15-16 vjeç mendoj. Prandaj ai është pika ime e referencës, edhe ngaqë kaloi nga Empoli dhe më pas mbërriti në ekipin kombëtar, kështu që marr shtyrë nga ai.

A mendoni se Belanova mund të bëhet një nga mbrojtësit e krahut më të fortë ndonjëherë?

Unë shoh shumë përreth, por duhet të jem i sinqertë: ai është shumë i fortë dhe shumë i shpejtë. Është një mbrojtës krahu që më pëlqen shumë dhe për mendimin tim mund të bëhet një mbrojtës krahut themelor, gjithashtu të hyjë në historinë e Interit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd