Transmetuar më 25-04-2023, 13:19

Prishtinë- Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, sot i ka numëruar kryenegociatorit serb, Petar Petkoviç shkeljet e marrëveshjeve të Brukselit nga Serbia.

Sipas Velës, Serbia ditën e djeshme ka shkelur nenin 4 të marrëveshjes së Brukselit që përcakton qartë se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

“Petre, mjaft lehe! Dje Serbia ka shkelur nenin 4 të marrëveshjes së Brukselit që përcakton qartë: ‘Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare’. Vota juaj kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të penalizohet!”– shkruan Vela në Twitter.

Ai është shprehur se kur bëhet fjalë për marrëveshjet e mëparshme të Brukselit, lista e shkeljeve të Serbisë është shumë e gjatë, duke përfshirë këtu: “Pullat doganore, diplomat universitare, IBM-ja dhe liria e lëvizjes, letërnjoftimet dhe target e makinave, dokumentacioni kadastral, energjia, zgjerimi i organizatave ligjore me staf shtesë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd