Transmetuar më 25-04-2023, 11:21

Tiranë- Hetimet për vrasjen e Stiven Toshkëzit marrin kthesë të papritur!

Shpallet në kërkim nga policia Arber Murataj, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Stiven Toshkesi.

Duket se hetimet kanë marrë kthesën e papritur, teksa policia bën me dije se ka kryer kontrollit fizik në banesën e 18-vjeçarit, por nuk e ka gjetur atje.

Gjatë kontrollit në banesë është gjetur edhe një sasi kanabisi dhe është arrestuar kushëriri i Arber Murataj, i cili ndodhej në banesë.

Kujtojmë se ngjarja e cila tronditi opinionin publik pak ditë më parë, është ende nën hetim nga autoritetet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd