Transmetuar më 25-04-2023, 07:58

Shqipëria është në rrezik të konsiderueshëm për varfëri.

Me vetëm 20% të popullsisë që jeton në varfëri që mbulohet nga pagesa e asistencës sociale.

Krahasuar me 25 vende të Europës dhe Azisë Qendrorë Shqipëria bashkë me Bjellorusinë, Maqedoninë e Veriut dhe Taxhikistanin kanë mbulimin më të dobët të shtresave të varfra me asistencë sociale.

Kriteret për të përfituar ndihmë ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor janë kryesisht të lidhura me masa kategorike, të tilla si prania e fëmijëve në familje, statusi i varësisë, por jo për statusin aktual të mirëqenies.

Rezultati i këtij targetimi kategorik ka prodhuar financime të ulëta për ndihmën sociale në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke i lënë njerëzit e varfër të prekshëm ndaj goditjeve.

Banka Botërore mori Maqedoninë e Veriut si një shembull të mirë në rajon, e cila ka nënshtruar një reforme gjithëpërfshirëse të sistemit të saj të mbrojtjes sociale. Në themel të reformës është shpërndarja e përfitimeve nisur nga kriteret mbi të ardhurat.

Shpenzimet sociale e orientuara nga niveli i varfërisë dhe shërbimet e lidhura me politikat e punësimit janë kritike për të reduktuar në mënyrë efektive varfërinë dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës.

Sistemet e mbrojtjes sociale kanë një rol kritik në frenimin e përhapjes së varfërisë.

Krahasuar me vendet e OECD-së, ku shpenzimet mesatare të mbrojtjes sociale për pensionet janë 40% të PBB-së, në Ballkanin Perëndimor shpenzimet për mbrojtjen sociale janë ndërmjet 8 dhe 13% të PBB-së, ndërsa mbi 70% e këtyre shpenzimeve shkojnë për pensionet.