Transmetuar më 24-04-2023, 17:24

Një shtetas në Lezhë është plagosur me thikë në një konflikt të çastit dhe autori i këtij akti është identifikuar dhe arrestuar nga policia, falë reagimit të menjëhershëm.

Shtetasi A.R., 29-vjeç, është kapur në flagrancë në fshatin Balldre, Lezhë, pasi dyshohet se ka plagosur shtetasin A.K., 27-vjeç.

Shtetasi i dëmtuar aktualisht po merr trajtim mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën.

Autori i këtij veprimi është dërguar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Lezhë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Shërbimet e Policisë Lezhë kanë organizuar një hetim për të zbardhur rrethanat e rastit dhe ndjekin veprimet e mëtejshme për të siguruar drejtësinë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd