Transmetuar më 24-04-2023, 16:06

Shkodër: Kishte shkuar për pastrim rruge, shkrumbohet krejtësisht fadroma e bashkisë.

Një akt i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Persona të paidentifikuar kanë djegur mjetin fadromë të Bashkisë Shkodër i cili po kryente prej ditësh ndërhyrje emergjente "Pastrim inertesh në rrugën e Dukagjinit, segmenti Kir – Mal i Shoshit”, vendi i quajtuar Plavra.

Bashkia Shkodër i ka bërë thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd