Transmetuar më 24-04-2023, 15:20

Një 29-vjeçar nga Vlora është arrestuar pasi u zbulua se vidhte pjesë automjetesh, kryesisht pasqyra, dhe i shiste ato.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan punën e tyre pas marrjes së kallëzimeve nga disa shtetas për vjedhjen e pasqyrave të automjeteve të parkuara.

Pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe hetimeve të tjera, shtetasi u identifikua dhe u kap në flagrancë.

Dyshohet se ai ka vjedhur 20 pasqyra të automjeteve të parkuara në disa lagje në Vlorë.

Pasqyrat e vjedhura u gjetën në banesën e tij gjatë kontrollit, dhe ai akuzohet edhe për disa raste të tjera të vjedhjes së pjesëve të automjeteve.

Materialet procedurale u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd