Transmetuar më 24-04-2023, 14:17

Itali- Akt heroik i një të riu në Itali. Por fatkeqësisht fundi ishte tragjik.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Reggio Calabria, ku Vito Bugliarello u mbyt pasi hyri në det për të shpëtuar dy djem të mitur.

Ditën e djeshme Bugliarello kishte parë dy djem të mitur të cilët ishin në vështirësi pasi, duke përfituar nga dita e pranverës, kishin vendosur të bënin not pranë urës Cassibile.

Fillimisht u mendua se dy të rinjtë kishin përfunduar aksidentalisht në ujë ndërsa bënin një selfie: një tezë e mohuar më vonë nga hetimet dhe nga historia e dy miqve që po bënin banjë.

Bugliarello, i cili sheh gjithçka nga bregu, vendos t’i ndihmojë, duke u hedhur në ujë për t’i nxjerrë jashtë. Ai arriti të nxirrte djemtë të cilët i lidhi me dy çarçafë, por kur tentoi të dilte për vete, ai rrëshqiti duke mbetur mes dallgëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd