Transmetuar më 24-04-2023, 12:38

Chanel Totti vazhdon të jetë në qendër të botës së thashethemeve. Vajza e Ilary Blasi dhe Francesco Totti ka qenë tashmë në syrin e ciklonit prej disa javësh, pasi tiktokerja Martina De Vivo zbuloi në një video se ish-partneri i saj Cristian Babalus e kishte tradhtuar me Chanel. Kjo, sipas pretendimeve të Martina De Vivo kishte ndodhur së ​​fundi, pasi kishin mirëpritur në jetë vajzën e tyre.

Ky lajm u mohua më vonë, por tani është përsëri shumë aktual për shkak të një videoje që është bërë “virale” në TikTok, ku shfaqet Chanel Totti dhe Cristian duke shkëmbyer një puthje gjatë një mbrëmjeje në një klub të Romës.

Edhe pse klipi duket se pohon thashethemet me vajzën e Ilary Blasi, këto imazhe nuk mund të përcaktojnë nëse në kohën e kësaj puthje Martina dhe Cristian tashmë ishin ndarë apo jo. Natyrisht, tiktokerja pohoi fort se ajo u la nga Babalus pikërisht për shkak të vajzës së Tottit.

Është gjithashtu e vërtetë, megjithatë, se djali e ka mohuar gjithmonë lajmin duke vazhduar të përsërisë se ai filloi të takohej me Chanel vetëm pasi historia e tij me Martinën kishte arritur fundin.

Chanel Totti "criticata" sotto ad un video con il papà: lei risponde!

“E vërteta është se kur ajo gjeti telefonatën me Chanel, unë tashmë isha larguar nga shtëpia, me vullnetin tim dhe jo për shkak të Chanel, por për të mbrojtur vajzën time nga debatet e vazhdueshme”, – ka shkruar Babalus në Instagram, duke iu referuar deklaratave të bëra në ditët e mëparshme nga De Vivo, e cila kishte thënë se kishte zbuluar lidhjen mes të dashurit të saj të atëhershëm dhe Chanel Tottit për shkak të disa mesazheve dhe telefonatave të gjetura në telefonin e tij.

“Telefonata e famshme u pa nga Martina vetëm kur u ktheva në shtëpi për të marrë rrobat e mia, të cilat ajo me mirësjellje vazhdonte të m’i hidhte nga dritarja”, – përfundoi Cristian, duke synuar të mbronte veten si dhe partneren e re.

Se nga anon e vërteta sot nuk dihet, e sigurt është se për momentin Chanel Totti dhe Cristian Babalus duket se kanë vendosur të mbajnë një profil të ulët në lidhje me marrëdhënien e tyre duke vazhduar të mos shfaqen kurrë bashkë në rrjetet sociale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd