
Alena Seredova i ka mbyllur gojën një përdoruesi në Instagram, i cili e ka akuzuar rëndë për të kaluarën e saj. “A është e vërtetë që sapo mbërrite në Milano ishe eskortë?” – e pyeti një ndjekës me paturpësi.
Ish-bashkëshortja e Gigi Buffon iu përgjigj me elegancë, siç është edhe stili i saj: "Këtu jemi shumë larg realitetit. Mund të them vërtet me kokën lart se dashurinë e kam bërë gjithmonë falas dhe me kë kam dashur".
Një përgjigje epike, e cila mori duartrokitjet e ndjekësve të tjerë të showgirl-it të lindur në Pragë, e cila mbushi 45 vjeçe më 21 mars. Në këtë periudhë, Alena Seredova është duke u përballur me përgatitjet e dasmës.
Në qershor do të martohet me partnerin e saj Alessandro Nasi, nga lidhja me të cilin solli në jetë tri vite më parë të voglën Vivienne Charlotte. Nga lidhja me portierin e Parmës, tashmë çift me Ilaria D’Amico, kanë lindur Louis Thomas dhe David Lee, të cilët janë përkatësisht 15 dhe 13 vjeç.
Martesa mes Buffon dhe Seredova, e cila u kurorëzua në Republikën Çeke, zgjati nga viti 2011 deri më 2014.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





