Transmetuar më 24-04-2023, 08:51

SHKODËR– Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Shkodër pak pas mesnate.
Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në një lokal dhe është shpërthyer nga persona të paidentifikuar.
Deri më tani raportohet se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale pasi në momentin që ka ndodhur ngjarja, lokali ka qenë i mbyllur.
Ende nuk dihet se në pronësi të kujt është lokali, person që si duket ka qenë synimi i autorëve.
Bazuar në rrethanat dhe kohën e shpërthimit të tritolit, mendohet se ngjarja ka qenë një mesazh për pronarin e lokalit, por arsyeja nuk dihet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





