
Ai ishte në kërkimit të një goli në Serie A që nga 13 gushti 2022, qysh nga ndeshja Lecce-Inter e luajtur në "Via del Mare". Që atëherë në Serie A, Romelu Lukaku e kishte mposhtur vetëm me penallti portierin kundërshtar, kundër Udinese dhe Spezia.
Pas më shumë se 8 muajsh (253 ditë më saktë), "Big Rom" theu një tabu dhe u rikthye për të shënuar dje ndaj Empolit. Më saktësisht, realizoi një dopietë. "Tani jam më i sigurt në goditjet nga distanca, – pranoi ish-sulmuesi i United dhe Chelsea.
– Merita shkon për punën e madhe të bërë me trajnerët. Është hera e parë në karrierën time që kam pasur një dëmtim kaq të rëndë dhe sigurisht ndikoi në sezonin tim. Tani dua ta ndihmoj skuadrën në këtë fund sezoni”.
GJITHÇKA PËR INTERIN – Falë sezonit 2021-2022 të kaluar në Londër me fanellën e Chelsea, Lukaku nuk kishte shënuar dy gola në Serie A për më shumë se dy vite, ose që nga 14 shkurti 2021 kundër Lazios, kundërshtari i tij i radhës në ligë, të dielën.
Por fillimisht është Juventusi dhe gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, të mërkurën, që belgu do të mund ta luajë falë “faljes” së marrë nga presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina: “E falënderoj për këtë mundësi, që për mendimin tim është edhe një hap përpara i futbollit italian në luftën kundër racizmit.
Tani po mendoj vetëm për rikuperimin në funksion të gjysmëfinales së kthimit. Në fundin e këtij sezoni dua të bëj më të mirën edhe në stërvitje. Interi më dha gjithçka dhe unë do të jap gjithçka për Interin, i cili më ka lejuar të bëhem ky që jam falë titullit dy vite më parë".
AI DHE LAUTARO – Në vitin 2023, Lukaku ka shënuar 7 gola, të gjithë të përqendruar nga fillimi i shkurtit e tutje (vetëm Osinhen, me 11 gola dhe Cabral, me 10, kanë shifra më të mira). Lautaro është në kuotën e 11 golave, por nga fillimi i janarit e në vazhdim. Kështu, "Toro" ka shënuar të paktën 15 gola në Serie A, në tri sezone radhazi.
Para tij, Mauro Icardi kishte pasur sukses tek Interi (nga 2014-2015 deri më 2017-2018, në katër raste). Në Empoli, të dy e mposhtën portierin kundërshtar dhe mesazhi ishte shumë elokuent: "LuLa" që i dha titullin Interit me trajner Conte është rikthyer:
"Mendoj se sot keni parë Lukakun më të mirë, sepse po fitoj besim në veprimet individuale dhe në ndeshjet me shokët e mi. Jam gjithashtu i lumtur për Lautaron, sepse kemi kaluar një kohë të vështirë. Tani po rifitojmë besim para portës dhe ne duhet të vazhdojmë kështu.
Tani është një moment i rëndësishëm për ne. Duhet të falënderojmë tifozët që na besojnë, na mbështesin dhe na shtyjnë të bëjmë më mirë. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me ta".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





