Transmetuar më 23-04-2023, 23:40

ITALI – Napoli mundi Juventusin 1-0 në shtyrjen e ditës së 31-të të Serisë A, u ngjit në +17 ndaj Lazios së vendit të dytë, teksa tani e sheh gjithnjë e më afër fitimin e ‘Scudettos’.

Në Allianz Stadium u zhvillua një ndeshje kërcitëse dhe e ekuilibruar: napolitanët dominuan për sa i përket posedimit të topit. Bardhezinjtë pretenduan për një gol të Di Marias (83’) në fund, por që u anulua.

Gjithsesi ndeshja u vendos nga një gol i Raspadorit në minutën e 93-të, i cili mundi Szczesny me një gjuajtje të bukur me këmbën e majtë disa minuta pasi hyri në fushë.

https://twitter.com/i/status/1650237707581374464

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd