Transmetuar më 23-04-2023, 22:20

Liria ka sjellë bashkëshortin e saj Dhimitrin në rubrikën e ndërmjetësimit të “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, “Shihemi në Gjyq”. Sipas deklaratave të çiftit, bëhet fjalë për një shumë të madhe parash që vëllai i Dhimitrit iu detyrohet.

Pas emigrimit, çifti investoi në një biznes që dështoi dhe në të bënte pjesë edhe vëllai i Dhimitrit. Sot ata nuk kanë marrë asgjë në këmbim të ndihmës dhe kontributit, por martesa e tyre 45-vjeçare ndodhet në një udhëkryq.

Dhimitri: Gjynah! 2 vjet fejesë dhe 43 vjet martesë, 45 vite, gati gjysmë shekulli, nuk më paske kuptuar se kush jam? Më paske dyshuar se cili jam? Në këtë moshë të më lësh ti mua, të arrish zotrote që unë të shtrohem 3 herë në spital, kam 4 operacione, mos të më shohësh njëherë me sy, të më biesh një gotë ujë atje? Ç’është kjo moj?

Po jo moj se me mua s’ke punë më! Unë i kam dashur vëllezërit, i dua dhe nuk i hedh kurrën e kurrës se jemi të atillë, të shkëlqyer me njëri-tjetrin. Ke qenë me mua në të keq në të mirë, por edhe familjen s’e kam lënë kurrë pas dore dhe s’kam për ta lënë dhe ato lekë unë kam bindjen që vëllai im i jep moj! Pse më solle këtu?

Eni Çobani: Shtëpinë ku e ke more zotëri tani se më vjen keq?

Dhimitri: S’kam shtëpi, e kam shitur.

Eni Çobani: Ku fle sot ti zonjë, ku rri ti?

Liri: Unë rri te nëna, ai fle te motra. Ndenjëm ca kohë te motra ime, motra erdhi se prishi shtëpinë…

Dhimitri: Jo moj jo! fle nëpër hotele dhe nuk e ul veten unë kurrën e kurrës, edhe te motra.

Liri: Po ku do vish?

Dhimitri: I vetmi person që më thotë hajde vëlla mos më rri rrugëve. Kaq! Ta dish! Ma nxore bojën fare! Nuk ta fal, me mua ke punë ti!

Liri: Jo, kujt ia dhe?

Dhimitri: Me mua ke punë ti që kur të shihesh me mua të puthesh me Milon, mbaje mend këtë punë!

Liri: As dua ta di fare, po ti ku do dalësh ore i zi. Tv Klan