Transmetuar më 22-04-2023, 21:24

Sherr në një lokal në Elbasan plagoset një i ri.

Kei Piu është ka mbetur i plagosur pasi u përlesh me një grup të rinjsh teksa ndodhej në një lokal në qendër të qytetit. Në sherr janë përdorur gota qelqi e thika.

Ai është dërguar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që nuk ka ende detaje nga Policia e Elbasanit për ngjarjen në fjalë.

Kei Piu është një emër i njohur për Policinë e Shtetit pasi në vitin 2020 i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një fuoristradë në ecje, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip ‘Range Rover’. Ai mbeti i plagosur në këmbë.

Kei Piu ka qenë shoqëruar disa herë në polici edhe për lëndë narkotike.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd