Transmetuar më 22-04-2023, 18:30

ITALI- Pilula kontraceptive do të jepen falas në Itali. Komiteti i Çmimeve dhe Rimbursimeve i Agjencisë Italiane të Barnave miratoi vendimin për ta bërë pilulën kontraceptive falas për gratë e të gjitha grupmoshave. Mediat vendase raportojnë se vendimi do të lejojë siguri më të madhe për gratë që, për shkak të kostove që duhet të përballojnë, hoqën dorë nga blerja e pilulës.

"Nuk ka asgjë më të rrezikshme për shëndetin e grave sesa banalizimi i çështjeve që i prekin ato drejtpërdrejt, si aborti, kontracepsioni, gjinia dhe prostitucioni”,- tha anëtarja e bordit Maria Rachele Ruiu.

Sipas saj vendimi i AIFA-s për të bërë pilulën kontraceptive pa pagesë është po aq "serioz dhe i rrezikshëm” pasi nuk vë në dukje “efektet anësore serioze fizike dhe psikologjike.

Kostoja totale për arkën e shtetit llogaritet rreth 140 milionë euro në vit.