Transmetuar më 22-04-2023, 14:17

Vlorë- Fluks i lartë automjetesh është konstatuar në Vlorë, ku ka pasur edhe trafik të rënduar përgjatë zonës së Skelës dhe në Lungomare.

Qytetarë te shumtë kanë shfrytëzuar ditën e pushimit por dhe motin e ngrohtë, për t’iu drejtuar bregdetit.

Ata kanë shijuar rrezet e diellit këtë fund prilli por dhe ushqimin në restorantet e bregdetit të Vlorës.

E njëjta panoramë paraqitet edhe në Durrës dhe vijën bregdetare të vendit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd