
Në Twitter ka nisur një epokë e re. Në fakt, për të pasur ‘çekimin’ blu apo vërtetimin se ai profil është zyrtar, duhet të paguash. Nuk ka rëndësi se kush është përballë këtij rrjeti social, nga futbollisti më i famshëm deri te Papa Francesco; pothuajse asnjë përjashtim.
Kjo për shkak se Elon Musk, pronar i rrjetit social në fjalë, e ka bërë me pagesë Twitter, 10 dollarë në muaj. Ai ka vendosur t’ua dhurojë ‘çekimin’ blu vetëm tri personazheve: kampionit të basketbollit LeBron James, shkrimtarit Stephen King dhe legjendarit ‘Captain Kirk’ të Star Trek, apo aktorit William Shatner.
Elon Musk reveals he is ‘personally paying’ the Twitter Blue subscriptions of some celebrities to keep their checkmark, such as Lebron James and Stephen King. pic.twitter.com/ulLvwOyLIn
— Pop Base (@PopBase) April 20, 2023
Disa kanë vendosur që të paguajnë për atë që kërkohet, ndërsa të tjerë kanë bërë të ditur se nuk do të paguajnë asnjë shumë. Në këtë çështje ndërhyri edhe ish-mbrojtësi spanjoll i Real Madridit, Sergio Ramos, i cili megjithatë e zhvendosi vëmendjen te aftësia e rrjetit social për të kontrolluar që liria e shprehjes të mos çojë në fyerje, sulme dhe mesazhe urrejtjeje.
Futbollisti, tashmë te PSG, në fund të ndeshjes kundër Angers, nxori celularin dhe hapi profilin e tij në Twitter, të cilit i mungon ‘çekimi’ blu pavarësisht 20 milionë ndjekësve të tij, duke postuar pamjet e disa komenteve fyese drejtuar atij dhe familjes.
🤔 @elonmusk, eliminating blue badges, forcing payments and making money is one strategy. Eliminating hatred, promoting respect and making @twitter a better place could be another one. Just saying… pic.twitter.com/0l7cWsPi9t
— Sergio Ramos (@SergioRamos) April 21, 2023
Duke etiketuar Elon Musk, i cili mori përsipër rrjetin social për 44 miliardë dollarë në tetor 2022, shkroi: "Eleminimi i çekimeve blu, detyrimi për të paguar dhe fitimi i parave është një strategji. Eliminimi i urrejtjes, promovimi i respektit dhe bërja e Twitter një vend më të mirë mund të jetë një mision tjetër madhor. Thjesht po them…"
Përgjigja nga multimiliarderi afrikano-jugor nuk ka ardhur ende, por tema për t’u diskutuar, e shtruar për debat publikisht nga Sergio Ramos, është mjaft serioze.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





