Transmetuar më 21-04-2023, 21:09

Kudo në rrjet është bërë virale një deklaratë e Luizit nga dhoma e rrëfimit. Me mikrofon ndezur, këngëtari dëgjohet të thotë se lidhjes me Kiarën i ka ardhur fundi. Ai shprehet se nuk e shikon moderatoren në të ardhmen e tij dhe se për të loja është më e rëndësishme.

“Do ishte shumë mirë sikur Kiara ta kuptonte që, ose ta pranonte që i ka ardhur fundit tani edhe s….Kjo lidhje nuk ec më. Ndodhi këtu, ishte e bukur sa zgjati, si me thënë edhe le të mbyllet këtu. Çdo gjë e ka një fillim dhe e ka një fund.

Do kemi kujtime të bukura, por unë jam kam lojën shumë më të rëndësishme, për momentin dhe për hir të vëretës nuk e shoh Kiarën në planet e mia për të ardhmen besoj se me aq sa e kemi respektuar njëri tjetrin uroj me shpirt të më kuptojë. Pse jo të mbesim edhe shokë, ndoshta jashtë. Nuk e kam për qëllim ti bëj ndonjë gjë të keqe veçse të kaloj mirë me të”, dëgjohet të thotë Luizi.

@king.cobra666 O ky s esht normal mrpsh?? #luizejlli #meluizin #bigbrothervipalbania #luizejlliofficialfans #luizkiara #bbvipalbania #viralealbania #kiaratito ♬ original sound – SPO T’HELMOJ??

Mirëpo, pavarësisht fjalëve të këngëtarit, gjërat nuk janë siç duken. Luizi ka si detyrë nga produksioni që t’i bëjë një rreng Kiarës, por në fund do i bëjë një surprizë të madhe. Në rrjet përflitet se ka mundësi që këngëtari t’i propozojë për martesë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd