Transmetuar më 21-04-2023, 15:49

Cristiano Ronaldo, i cili duket se po kalon një krizë sentimentale me partneren e tij Georgina Rodriguez, është kthyer në lajm edhe për një makinë luksoze. Në këtë rast po flasim për një "Porsche", në qendër të një zbulimi të bërë nga Rob Thurnley, masazhisti i Manchester United në kohën e aventurës së parë të CR7 në Premier League.

Duke folur për tabloidin britanik "Daily Star", Rob Thurnley iu kthye një episodi që daton nga periudha e parë në të cilën Cristiano Ronaldo veshi fanellën e "Djajve të Kuq" (2003-2009).

Në atë kohë, në fakt, kampioni portugez, aktualisht tek Al-Nassr, pothuajse do të kishte këmbyer një "Porsche 911 Cabrio" me numrin e telefonit të një vajze. Shumë flirte reale ose të supozuara i atribuohen CR7 në kohën e periudhës së tij të parë në Angli, por ka një që vetëm ish-masazheri mund ta dinte.

“Ndodhi natën para një ndeshjeje, ne ishim sistemuar në hotelin ‘Lowry’. Ronaldo po bënte masazh me mua, kështu që ndodhej në shtratin përkatës. Unë po i masazhoja këmbët, me ‘X-Factor’ që po transmetohej në TV.

Een Porsche in ruil voor twee gsm-nummers”: masseur doet opvallende deal  met Cristiano Ronaldo uit de doeken | Foto | hln.be

“Cila është kjo vajzë?” – pyeti Ronaldo. E kishte fjalën për Dannii Minogue. “Mund të ma gjeni numrin e saj?” – shtoi ai. Masazhatori tregon se vajza me të cilën kishte rënë në dashuri kampioni portugez ishte motra e Kylie Minogue (këngëtare dhe aktore 54-vjeçare australiane).

“Si mund ta siguroj numrin e saj?" – ngulmoi Ronaldo. Epo, në fakt, unë jam një njeri me shumë lidhje dhe brenda katër ose pesë ditësh e kisha numrin e Dannii Minogue në telefonin tim, – vazhdon Rob Thurnley.

– I thashë: Çfarë vjen në këmbim për mua? Po përpiqem të marr numra vajzash për ju, çfarë ka për mua?” Përgjigja e lojtarit ishte e shpejtë: OK, a do makinën time? Ai kishte një ‘Porsche Carrera’ në përdorim dhe më tha:

"Kur të shkoj te Real Madridi do t’jua shes makinën time për gjysmë çmimi". Dhe unë i thashë: Në rregull. M’u deshën rreth 10 minuta për të marrë numrin e saj dhe ia dhashë Ronaldos. Në fund të sezonit e bleva makinën e Ronaldos, që kushtonte 60 mijë paund në treg për gjysmën e këtij çmimi. Vetëm një natë e mbajtja, sepse e shita për 60 mijë opaund. Një pazar i mirë apo jo…?!"

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd