Transmetuar më 21-04-2023, 14:42

Tashmë dihen gjysmëfinalet e Champions League. Interi dhe Milani do të përballen në "Euroderby", ndërsa Real Madridi do të takohet sërish me Manchester City e Guardiolës.

Skuadra e bardhë tashmë arriti të eliminonte skuadrën angleze sezonin e kaluar, pas një prej atyre netëve magjike që u zhvillua në "Bernabéu" sezonin e kaluar. Kësaj radhe rikthimi ka edhe motive "hakmarrjeje", ndeshja do jetë shumë e barabartë dhe e ngushtë.

Për favoritët në këto duele, ish-trajneri Arsen Wenger u pyet në mikrofonat e "beIN Sports", duke i dhënë pak avantazh skuadrës së Guardiolës. “Unë do të thoja që në këtë moment Milani dhe City kanë një avantazh të vogël për shkak të stabilitetit mbrojtës.

Ndoshta Real Madridi është pak më vulnerabël në mbrojtje”, – siguroi francezi, i cili beson se skuadra që bën më pak gabime në aspektin mbrojtës do të kualifikohet në finalen e Stambollit.

Wenger nuk ka dashur "të vërë bast" dhe pavarësisht se i ka dhënë City rol favoriti, nuk përjashton mundësinë që ta shohë sërish Real Madridin në finalen e Champions League:

“Real Madridi është Real Madridi, ata mund të shënojnë kundër kujtdo dhe në çdo kohë. Kjo është arsyeja pse gjysmëfinalja në fjalë është shumë e hapur. Secila skuadër mund të kualifikohet”, – përfundoi francezi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd