Transmetuar më 21-04-2023, 13:25

Korçë- Aksident tragjik në aksin Korçë-Pogradec. Humb jetën nj♪7 15 vje♪5ar me emrin Rei Sherifi.

Vëllai i tij i cila ka qenë shofer, ka mbetur i plagosur.

Aksidenti i rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Çiflig. Rrethanat e aksidentit janë të paqarta teksa policia ka nisur punën për zbardhjen e tyre.

Policia vendore informon se ‘rreth orës 12:05, në rrugën “Dishnicë-Çiflig”, K. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi K. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe R. Sh.,15 vjeç, pasagjer në automjet, i cili pas mbërritjes në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e daljes nga rruga’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd