
André Onana u largua nga kombëtarja e Kamerunit pas sherrit të furishëm me trajnerin e tij, Rigobert Song, dhe presidentin e federatës së tij Samuel Eto’o. Përplasja ndodhi gjatë Kupës së Botës në Katar, por tani është bërë një çështje e nxehtë politike në Kamerun.
Çështja ka arritur në sferat më të larta, deri në atë pikë sa edhe qeveria e Yaoundé ka dalë në fushë për të rikthyer André me kombëtaren. Risia mbërriti me postë tek Interi në formën e një letre të shkruar nga ministri i sporteve të Kamerunit, Narcisse Mouelle Kombi. Ai kërkon zyrtarisht nga zikaltrit vendosjen e portierit në dispozicion të "Luanëve të Paepur".
Kërkesa në vetvete është e çuditshme. Sigurisht që nuk është klubi i Zhang ai që e pengon portierin t’i përgjigjet thirrjes së kombëtares, por vetë zgjedhja e portierit në fund të tensioneve që shpërthyen në Katar, pak orë para ndeshjes kundër Serbisë.
Ministri Kombi nuk është nga ata që rri larg punëve të futbollit. Tri vite më parë kërkoi dhe mori shkarkimin e një fytyre tjetër të njohur në "Appiano", Clarence Seedorf, asokohe trajner i Nigerisë, pas eliminimit të kësaj kombëtareje në 1/8 finale të "Coppa d’Africa".
"Ai nuk është i përshtatshëm për këtë punë", – gjëmonte ministri. Këtë herë fjalët janë të gjitha për Zhang, presidentin e Interit: "Fjalët e André për pensionimin e tij, e bërë në një deklaratë për shtyp është rezultat i një keqkuptimi për keqardhje me stafin stërvitor, duke qenë se lojtari ka rikonfirmuar lidhjen e tij patriotike me Kamerunin dhe ‘Luanët e Paepur’.
Ju lusim me mirësi që të lejoni që ky portier i talentuar, i cili deri tani ka qenë një nga pikat e forta të kësaj skuadre, të plotësojë dëshirën e tij për të vazhduar të përfaqësojë atdheun e tij dhe të bëjë miliona bashkatdhetarë të ëndërrojnë".
Me pak fjalë, topi tani kalon tek André, por edhe te federata dhe drejtuesi teknik i kombëtares. Sigurisht, për Onana është ende plagë ndarja në mënyrë dramatike me Samuel Eto’o, mentor dhe mik i portierit përpara se të bëhej president i Federatës Kamerunase të Futbollit.
Në fakt, ishte ish-sulmuesi që vendosi përjashtimin përfundimtar të portierit të Interit nga kombëtarja gjatë Botërorit të fundit, pasi ishte "bërë dalje" tashmë nga trajneri.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





