
Prestigjiozja “Marca” ka zbuluar një fakt interesant në shkrimin e saj, duke saktësuar se Real Madridi ka më shumë pjesëmarrje në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve se krejt skuadrat e tjera spanjolle së bashku. Dihet tashmë se me 14 titujt e fituar në këtë kompeticion elitar për klubet europiane, “Los Blancos” janë të paarritshmën nga kushdo tjetër, me Milanin si ndjekësin më të afërt, me gjysmën e “pajës” së madrilenëve.
Ja shkrimi i plotë: “Real Madridi tashmë është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Në “Stamford Bridge” e thelloi avantazhin e siguruar në “Santiago Bernabéu” dhe emri i tij është sërish në mesin e katër skuadrave që do të luajnë për kurorën e kampionit të Evropës në vitin 2023, e njëjta që bardhezinjtë fituan në Paris vitin e kaluar, pas vetëm dy vitesh “agjërim”.
Ta shohësh Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ka kohë që nuk është më lajm… Qysh më 2011, me Mourinho në stol, të bardhët u rikthyen në një gjysmëfinale, që i kishte mohuar nga viti 2002. Padroni i Champions League ka qenë në 11 nga 13 gjysmëfinalet. Vetëm në vitin 2019 dhe 2020, me humbjet në 1/8 finale kundër Ajax dhe Manchester City, skuadra madrilene mbeti jashtë pjesës së parafundit të kompeticionit në fjalë.
Historia e Kupës së Europës dhe e Ligës së Kampionëve është ajo e Real Madridit. E thonë 14 titujt e tij, dyfishi i të dytit (Milanit), por edhe prania masive në gjysmëfinale. Në këtë raund, për llogari të sezonit aktual, “Los Blancos” do të luajnë kundër Manchester City apo Bayern Munich. Deri më tani janë 32 gjysmëfinale që nga lindja e këtij kompeticioni. Real Madridi ka një pjesëmarrje 60% në gjysmëfinale, nga 53 pjesëmarrjet e tij në kompeticion. Një “mizori”. Nga 68 edicionet që nga fillimi i Kupës Evropiane në shtator 1955, sot Liga e Kampionëve, të bardhët ka qenë pothuajse në gjysmën e gjysmëfinaleve.

Historisë së Real Madridit në këtë garë kontinentale nuk ka asnjë ekip që mund t’i rezistojë. 14 yjet imponojnë, njësoj siç bëjnë në analizën e ecjes së tyre në Kupën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve. 32 gjysmëfinalet e arritura nga të bardhët i kalojnë të gjitha ato që kanë mundur të luajnë të paktën një herë me pjesën tjetër të skuadrave spanjolle në garën e madhe kontinentale. Ky numër është 28. Prej tyre, 16 herë Barcelona, 6 herë Atlético Madrid, nga 2 herë Valencia dhe Villarreal dhe nga një herë Deportivo dhe Real Sociedad.
Duke lënë hartën e Spanjës, skuadra që i afrohet më shumë Real Madridit në gjysmëfinale të Champions-it është Bayern Munich. Numri i pjesëmarrjeve të gjigantëve bavarezëve në këtë raund është 20. Hera e parë ndodhi në vitin 1974. Në atë kohë, Real Madridi kishte tashmë gjashtë Kupa Evropiane. Të dhënat janë aq bindëse sa duke bashkuar të gjitha skuadrat e tyre janë vetëm tri vende që e mposhtin Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve: Anglia, Italia dhe Gjermania.
Të kualifikuar tashmë në gjysmëfinale, madrilenët do të luftojnë në dy javët e para të majit për të qenë në një finale që e kanë shijuar tashmë 17 herë. Prej tyre, 14 fitore dhe vetëm 3 humbje, e fundit më 1981. Përqindja e tij e suksesit në gjysmëfinale është 54.83% (17 nga 32). Por në këtë seksion, më i miri deri tani është Milani. Skuadra kuqezi ka humbur vetëm 2 nga 13 gjysmëfinalet e Champions-it që ka luajtur, me një përqindje suksesi prej 84% në këtë raund. Vetëm Real Madridi (1956) dhe Barcelona (2006) mundën ta pengonin Milanin në portat e finales”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





