
Në programin e pasdites së “Antena 3”, të pranishmit kanë trajtuar lajmin e momentit, që vijon të jetë “arratisja” e Shakirës drejt Miami. Gazetarja Lorena Vázquez ka treguar ekskluzivisht në programin “Y ahora Sonsoles” datën që Gerard Pique ka zgjedhur të shkojë në Miami për të vizituar fëmijët e tij.
Pas largimit të Shakirës me dy djemtë drejt SHBA ishte çështje kohe që ish-futbollisti i Barcelonës të merrte një avion për të vizituar të vegjlit. Megjithatë, ish-mbrojtësi i Barcelonës ka zgjedhur të relaksohet përpara se të fluturojë drejt Miami dhe të vizitojë fëmijët e tij.
Gazetarja e cituar më sipër saktësoi: "Pique ka shkuar për pushime me Clara Chía në një vend parajsor. Nuk e di nëse paparacët do të arrijnë të kenë një imazh të çiftit… Pique do të shkojë në Miami në fund të muajit. Shakira i di datat e sakta.
Ish-futbollisti do të kalojë 10 ditë në Miami me fëmijët e tij, siç përcaktohet në marrëveshjen rregullatore. Këtë javë avokati i Gerard Pique do të takohet me avokatin e Shakirës për të finalizuar detajet ekonomike, si aktivitetet jashtëshkollore të fëmijëve, çfarë lloj aktivitetesh shtesë do të kryejnë…
Pas akordit në parim të kësaj marrëveshjeje, Pique do të udhëtojë në SHBA për ta vulosur, të shkojë edhe në në ndonjë gjykatë amerikane në rast se ka probleme”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





