Transmetuar më 20-04-2023, 08:05

Që nga e enjtja e kaluar, “Fondacioni Pelé” ka promovuar një fushatë për përfshirjen e fjalës “Pelé” në fjalorin portugez si sinonim i "madhështisë", "i pakrahasueshëm" dhe "unik". Kjo, në nderim të futbollistit legjendar brazilian, i cili u nda nga jeta më 29 dhjetor 2022.

Ky është përcaktimi i propozuar nga fondacioni që mban emrin e kampionit të trefishtë të botës, me të cilin “ne përpiqemi të përjetësojmë ‘O Rei’ me një fjalë nga fjalori, në këtë rast përmes një mbiemri të ri”:

1. Më i madh se gjithë të tjerët.

2. Referenca për madhështinë.

3. I pashembullt.

4. Sinonim i përsosmërisë.

5. Unik.

La Fondazione Pelé vuole O’Rey nel dizionario: sinonimo di grandezza ed eccellenza…- immagine 4

Për ta bërë këtë, ata kanë hapur një faqe interneti për mbledhjen e firmave (pelenodicionario.com.br) në të cilën kanë vënë në dispozicion të publikut një formular dixhital, përmes të cilit mund të mbështesin nismën.

“E gjithë bota e njeh dhe e nderon brazilianin më të mirë të të gjitha kohërave. Tani ka ardhur koha për të nderuar Pelé, duke përjetësuar ‘Mbretin’ me një fjalë nga fjalori. Identifikohu dhe bëhu pjesë e lëvizjes”, – i inkurajon ndjekësit “Fondacioni Pelé” në rrjetet e tij sociale.

La Fondazione Pelé vuole O’Rey nel dizionario: sinonimo di grandezza ed eccellenza…- immagine 7

Fushata mbështetet nga Santos, klubi ku Pele kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij sportive, dhe “Globo”, grupi mediatik më i fuqishëm i Brazilit.

Edson Arantes do Nascimento “Pelé”, i konsideruar nga shumëkush si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, vdiq më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare nga dështimi i shumëfishtë i organeve për shkak të kancerit të zorrës së trashë, sëmundje nga e cila vuante prej një viti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd