Transmetuar më 19-04-2023, 13:50

Saida, nëna e Achraf Hakimit, ka bërë disa deklarata të diskutueshme për mediat marokene, në të cilat nuk e nxjerr aspak mirë ish-bashkëshorten e djalit futbollist, Hiba Abouk. Nëna e lojtarit të PSG-së ishte pronare, me dëshirën e ndërkombëtarit, e gjithë pasurisë së tij, diçka për të cilën ajo vetë, siç ka rrëfyer, nuk ishte në dijeni.

Mirëpo, Saida e ka justifikuar plotësisht këtë vendim të Achraf Hakimit dhe i ka nisur një "shigjetë" plot helm aktores: "Djali im nuk më ka njoftuar për transferimin e pasurisë së tij. Nuk e di nëse ai ka ndërmarrë ndonjë veprim për t’u mbrojtur. Nuk e di, por… Po nëse kjo është e vërtetë? Nëse djali im nuk e bën këtë, nuk do të jetë në gjendje ta heqë qafe atë grua".

Është e qartë se nëna nuk sheh asnjë problem te ndarja e djalit të saj me aktoren. Diçka që nga ana tjetër e vështirëson në parim zhvillimin e divorcit në nivel ligjor. Ditët e fundit mediat franceze kanë vënë në dukje se aktorja synon të marrë gjysmën e pasurisë së futbollistit, me një pagë te PSG rreth 10 milionë euro në vit.

El futbolista besa a su madre durante un partido de Marruecos.

Ky pretendim nuk është konfirmuar apo mohuar nga Hiba Abouk për momentin. Ajo mban një profil të matur. Sido që të jetë, aktorja iu është përgjigjur atyre që pretendojnë se do vetëm pasurinë e lojtarit.

Përmes rrjeteve sociale reagimi i aktores ka qenë shumë i qartë. “Gjëja vërtet e rëndësishme”, – ka shkruar ajo në Instagram, së bashku me një fotografi të fëmijëve të tyre, Naím dhe Amín. Shumë e kanë interpretuar si një reagim të dukshëm ndaj kritikave që ajo ka marrë që kur u njoftua zyrtarisht se divorci ishte në rrugë e sipër.

Mbrojtësi i djathtë i PSG-së po hetohet për përdhunimin e dyshuar të një vajze 24-vjeçare më 25 shkurt në shtëpinë e tij në Paris. Avokatja e Achraf Hakimit, Fanny Colin, është shprehur se klienti i saj i mohon me forcë këto akuza. Në fakt, Colin pohon se e gjitha është një "përpjekje shantazhi".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd