Transmetuar më 19-04-2023, 08:29

Duke folur në zonën mikes të stadiumit, pas çerekfinales së kthimit të Ligës së kampionëve ndaj Napolit, e cila përfundoi 1-1 (ndeshja e parë ishte fituar minimalisht nga kuqezinjtë), Stefano Pioli komentoi kualifikimin e Milanit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, një objektiv që kuqezinjtë nuk e kishin arritur prej 16 vitesh:

Ndjesitë pas këtij kualifikimi?

Ndihem shumë i lumtur sepse kam tri vite që jam me këta djem çdo ditë, kemi bërë shumë gjëra së bashku dhe vazhdojmë të hedhin hapa të vështirë, të rëndësishëm. Sigurisht që është kënaqësi, duhet të jemi të lumtur mbi të gjitha për cilësinë e Napolit, sepse është një skuadër shumë e fortë, do ta fitojë titulloin me shumë meritë. Nëse kemi arritur të eliminojmë një ekip kaq të fortë do të thotë se edhe ne kemi cilësi të lartë.

Në këto dy ndeshje, Milani tregoi se është i qetë…

Mendoj se është forca e ekipit tim, e lojtarëve të mi, e cila ndonjëherë më frikëson, sepse i shoh aq të qetë saqë pyes veten nëse ata e dinë që duhet të luajmë një ndeshje kaq të rëndësishme. Por më pas ata e kanë këtë aftësi për të qenë gati. Për mendimin tim, nëse vazhdojmë ta kombinojmë këtë përgatitje për ndeshjet me këtë vëmendje dhe qetësi, mund të fitojmë 100%. Pastaj fitorja apo humbja varet nga shumë faktorë, por duhet të them që unë stërvis një grup fantastik.

Leao ishte i mrekullueshëm…

Leao është Leao dhe ne lumturohemi të gjithë me të. Unë i kërkova atij një punë shtesë në fazën mbrojtëse dhe e bëri më së miri. Një lojtar si ai mund të bëjë edhe më shumë. Rafa po bëhet kampion, nga ai varet. Kur dikush është i pajisur me kaq shumë talent, me aq shumë cilësi teknike dhe fizike… Vetëm talenti nuk mjafton, por ai po punon shumë dhe do të bëhet kampion i madh.

Mes komenteve, parashikimeve, fishekzjarreve keni dëgjuar shumë në këtë marshim drejt gjysmëfinales së Champions-it…

Mendoj se ishte shumë normale që dikush ta tregonte Napolin si favorit për të kaluar në gjysmëfinale, sepse ka shumë diferencë mes nesh në kampionat. Por ne kemi qenë gjithmonë shumë të sigurt dhe nuk mendoj se festimi paraprakisht është diçka që mund të sjellë fat.

Në cilat detaje Milani ishte superior ndaj Napolit?

Mendoj se ne kemi arritur të përfitojmë nga rastet që kemi krijuar dhe kjo i ndryshon lojërat, inercinë, qëndrimin mendor. Napoli bëri një fillim të madh, si në ndeshjen e parë, por ne u mbrojtëm me sakrificë dhe vullnet për të arritur një objektiv që e ëndërruam nga fillimi i sezonit. Kjo na shtyu të jepnin gjithçka dhe më shumë në fushë, për të kapërcyer një kundërshtar shumë të fortë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd