Transmetuar më 18-04-2023, 23:21

Pasi Efi çoi në burg Dean, Qetsorin, Kristin dhe Bledin me anë të Kutisë së Pandorës, Vëllai i Madh u dha si mision “ të burgosurve” të bindnin banorët e tjerë që Bledi dëshironte të largohej nga shtëpia.

Të gjithë banorët e besuan dhe nuk dyshuan në asnjë moment që ishte një mision.

Që prej daljes nga burgu, Bledi shprehu dëshirën të largohej duke qëndruar larg banorëve të tjerë. Gjatë prime-t të sotëm banorët zbuluan misionin e tij.

Por Luizit nuk i erdhi aspak mirë që doli bllof. Ai mori rolin e protagonistit duke thënë se e ‘kishte parashikuar daljen e Bledit’, se ai ‘ka qenë në burg dhe ka kujtime të këqia’. Por asgjë nga parashikimet nuk doli. Dhe Luizi u ‘justifikua’ duke u shprehur se atij ‘ia hodhi Vëllai i Madh’ dhe jo banorët.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd