Transmetuar më 18-04-2023, 20:01

Tiranë- Shpërthen në flakë papritur një mjet në qendër të Tiranës.

Ngjarja ndodhi në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në afërsi të dy kullave.

Ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të E. B. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd