Transmetuar më 18-04-2023, 07:46

Tiranë- Tritol te dera e apartamentit në një pallat në Tiranë.
Reth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. Duka, 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka terrorizuar banorët e pallatit. Nuk ka dëme në njerëz, por dëme materiale.
Mësohet se tritoli është vendosur në shtëpinë e babait të Leonard dhe Elis Dukës të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e një polici. .
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





