
Dy prime më parë Luiz Ejlli sulmoi keq Kristin duke i thënë se ai po përdor vajzat për të shkuar në finale. Madje Luizi tha se "Kristi po i ndjen erë femrës së radhës’ duke nëkuptuar Dea Mishel. Dhe ‘profecia’ e tij duket se po del.
Vetëm pak më parë teksa Kristi ka qenë duke bërë dush, Dea Mishel e ka ndihmuar atë të pastronte qafën dhe kokën, pasi e kishte të vizatuar. Një gjë e tillë i ka habitur ndjekësit, e kjo jo vetëm prej afrimitetit që të dy kishin, por se si një tip si Kristi, duke e ditur të gjithë që është shumë i ftohtë dhe serioz ka lejuar një gjë të tillë.
Ditën e sotme në një bisedë në oborr me Luizin dhe Kiarën, Qetsori shfaqej shumë në mendime dhe u shpreh se ajo çfarë e mundon shumë gjatë gjithë kohës është se si të nxjerrë Efin nga shtëpia e “BBV2”, por ajo çfarë është akoma dhe më interesante është se edhe ai vetë nuk e di pse është kaq i fiksuar pas kësaj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





