Transmetuar më 17-04-2023, 14:36

Tiranë- Kreu i qeverisë dhe kryetari i PS, Edi Rama iu nënshtrua një ndërhyrje operatore.
Pas kësaj mësohet se fushata e zgjedhjeve vendore të 14 majit të Partisë Socialiste do të drejtohet përkohësisht nga krerët e qarqeve.
Fushata vijon nga 12 drejtuesit politikë të zgjedhjeve.
Kryeministri Edi Rama ka kryer një ndërhyrje në mesnatë për heqjen e apendicitit, i cili shkoi me sukses dhe gjendja e tij është e qëndrueshme.
Sipas shefit të shërbimit të kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata kreu i qeverisë mund të dalë nga spitali brenda 24 orëve dhe rikuperohet për dy deri në tre ditë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





