Transmetuar më 17-04-2023, 12:27

Tiranë- Sherr mes dy personave në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe aktualisht ndodhen në spital.
Nuk dihet ende shkaku i sherrit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia informon se ngjarja ndodhi rreth orës 11:20.
Dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç. Si pasojë, të dy janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





