Transmetuar më 17-04-2023, 11:13

Raffaella Fico, showgirl-ja 35-vjeçare nga Campania, ishte e ftuar në sallonin e "Verissimo". Pyetjet e Silvia Toffanin për marrëdhënien e saj me Mario Balotellin, me të cilin solli në jetë një vajzë (Pia) në vitin 2012, ishin të pashmangshme: “Me Mario Balotellin u përpoqëm disa herë të ktheheshim bashkë, më pas kuptuam se gjëja më e mirë ishte të ishim prindër të Pias”.

Kësisoji, Raffaella Fico është rikthyer për të folur mbi marrëdhënien që ka pasur me futbollistin 32-vjeçar, që aktualisht luan në Zvicër me Sion. Në vitin 2012, nga lidhja e tyre lindi vajza e tyre Pia, e cila në fillim ishte burim tensioni (të dy ishin ndarë tashmë dhe babai i saj e njohu atë vetëm 14 muaj pas lindjes, pas një testi të ADN-së), por pas një beteje ligjore gjetën gjuhën e përbashkët për hir të vajzës së vogël.

Dhe kjo nuk është e gjitha, sepse momentet e kaluara më vonë si “familje” e shtynë showgirl-in dhe qendërsulmuesin të provonin sërish, pa gjetur megjithatë një mënyrë për të rifilluar një lidhje të vërtetë. "Mario ishte dashuria më e madhe e jetës sime, – pranon Raffaella Fico, – por unë nuk e shoh atë, as tani dhe as në të ardhmen, si partnerin tim të jetës. Ka shumë dallime mes nesh".

Paqe për Mario Balotelli dhe Raffaella Fico? - Celebrity

Ndaj përjashtohet një ribashkim i mundshëm në të ardhmen: “Sot jemi vërtet si vëllezër. Nëse grindet me të dashurën, më thërret dhe shfryhet me mua”. Pasi fitoi konkursin "Miss Gran Prix në 2007", Raffaella Fico mori pjesë në edicionin e tetë të "Big Brother" një vit më pas, duke u rikthyer në shtëpi pas shumë vitesh në edicionin VIP numër 6 të show të njohur në vitin 2021.

Pikërisht në kulmin e popullaritetit të saj, shoëgirl-ja u përfol shumë pasi nxori në shitje publikisht virgjërinë e saj. Një marifet publicitar të cilin nuk do ta bënte më, pas sugjerimeve të atyre që u kujdesën për imazhin e saj në atë kohë. "Në fund të fundit, – kujton ajo, – mund të them se ishte një gabim, por isha vajzë e vogël".

Nuk është vetëm Mario Balotelli në mesin e shokëve të famshëm të Raffaella Fico. Showgirl-ja nga Campania pati gjithashtu një flirt të shkurtër me Cristiano Ronaldon në vitin 2011. Për rreth një vit më vonë, ajo ishte e lidhur me Gianluca Tozzi, djalin e kantautorit Umberto, i cili e ndihmoi të lansonte albumin jo aq të suksesshëm "Hush" (2014).

Lidhja me agjentin e futbollit, Alessandro Moggi, nga i cili u largua në vitin 2019, ishte më e gjatë. Marrëdhënia me Giulio Fratini, sipërmarrësi dhe CEO i Holdingut Belvedere Angelico, përfundoi pas disa muajsh. I dashuri i fundit në rend kronologjik është sipërmarrësi Piero Neri, me të cilin u nda në verën e vitit 2022.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd