
Tiranë- Kryeministri Edi Rama, i është nënshtruar një ndërhyrjeje në mesnatë për heqjen e apandesitit.
Ka qenë zyra e shtypit e kryeministrisë që ka njoftuar se pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, kreu i qeverisë u diagnostikua me apendisit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës , kryeministri iu nënshtruar operacionit për heqjen e apendesiti në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.
Sipas zyrës së shtypit ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit paraqitet e mire.
https://noa.al/lajmi/2023/04/2379799.html
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





