Transmetuar më 16-04-2023, 18:47

Një djalë 8-vjeçar shqiptar është plagosur sot në Pylos të Greqisë, ndërsa festonte me familjen Pashkët.

Referuar mediave greke, i mituri është lënduar në dorë me fishekzjarrë.

Por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Vogëlushi e ka gjetur pranë një kishe fishekzjarrin e pashpërthyer, dhe kur e ka marrë në dorë, i ka plasur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd