
Akuzohet se përndoqi Noizy-n (Rigels Rajku), arrestohet në Rinas, Cllevio Serbiano (Klevjol Ahmeti).
I riu i famshëm në TikTok është vënë në pranga menjëherë pasi është rikthyer në Shqipëri.
Ndalimi i tij u bë pas denoncimi të reperit Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy.
Sipas denoncimit, Ahmeti e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike, e po ashtu, ai ka treguar se Cllevio e ka kërcënuar në rrjetin social Tik Tok duke i thënë se do e vriste.
Arrestimi i Cllevios është bërë sot rreth orës 01:00 nga Shërbimet e Komisariatit të Rinasit.
Pas lirimit nga burgu, e i vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, 36-vjeçari Kleviol Ahmeti ra në kontakt me një telefon dhe me rrjetet sociale. I rrëmbyer nga fama e momentit dhe paratë që gjeneronte nga live-t e shumta, nuk i kurseu as “armiqtë” e vjetër të grupit OTR.
Shpesh herë ka ofenduar reperin Noizy, Rigels Rajkun dhe miqtë e tij, Dj Crax dhe Varrosin. Derisa mori një mesazh, të cilin e bëri dhe publik

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





