
Programi “Antena 3”, me titull “Y ahora Sonsoles” ka arritur të flasë, nëpërmjet gazetarit Carlos Quílez, me mikun e Dani Alves, me të cilin futbollisti brazilian ka qenë në klubin e natës “Sutton”, kur ndodhi sulmi seksual i dyshuar ndaj vajzës 23-vjeçare. Kujtojmë se për këtë akuzë të rëndë, ish-mbrojtësi i Barcelonës qëndron në burg prej 20 janarit. Bruno Brasil ka thyer heshtjen dhe ka dhënë versionin e tij të fakteve.
“Dani foli me të gjithë në lokalin e natës, ashtu si unë. Foli më shumë me të (vajzën 23-vjeçare), e cila i afrohej herë pas here duke kërcyer, duke u përplasur me njëri-tjetrin, duke i tërhequr vëmendjen”, – siguroi ai.
Duke vazhduar me faktet, miku i ngushtë i Alves kujton: “Në një moment të caktuar të natës, Dani u nda prej saj për të folur me miqtë e tjerë. Ishte e njëjta e re që iu afrua sërish. Ata hynin dhe dilnin veçmas nag banjo e lokalit të natës, kaluan rreth 15 minuta kështu. Biseduam për gjithçka normale, nuk u tha asgjë e pazakontë. Kur doli nga banja, kushëriri i saj më puthi në faqe".
Dani Alves kërkoi përmes mbrojtjes së tij që të paraqitej sërish para gjyqtarit për të dhënë një version të ri të fakteve. Sipas të gjitha gjasave, braziliani do të deklarojë se marrëdhëniet seksuale me të renë kanë qenë konsensuale. Një teori që ai do të përpiqet ta mbështesë me kamerat e klubit të natës “Sutton”.
Që kur u arrestua më 21 janar, ish-lojtari i Barcelonës qëndron në paraburgim, pa lirim me kusht. Gjyqtarët që vlerësuan ankesën konstatuan se ekzistonte rreziku i konsiderueshëm i arratisjes nga Spanja për shkak të mundësive të fuqishme ekonomike që Alves ka falë kompanive të tij.
Bruno Brasil ka luajtur një rol të rëndësishëm që nga shpërthimi i çështjes, pasi ka qenë lidhja kryesore mes Alves dhe Joana Sanz. Bruno Brasil, kuzhinier dhe nutricionist, është i vetmi person që viziton mikun e tij pas hekurave çdo javë dhe gjithashtu ka marrë Joana Sanz nga aeroporti në një nga udhëtimet e tij të fundit.
Ashtu siç ka qenë në kontakt me gruan e futbollistit, Bruno ka zhvilluar biseda edhe me kushëririn e denoncueses 23-vjeçare. “Le të bëhemi vëllezër. Shtëpia ime është në… Nuk jam gjithmonë këtu, por çfarëdo që të duhet, unë jam në dispozicion”, – i ka shkruar ai kushëririt të “viktimës” përmes llogarisë në Instagram.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





