
“Futbollistët dhe makinat: kur gjithçka nuk shkon mirë…” Me këtë titull, ptrestigjiozja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka përmbledhur disa nga rastet më pikante të futbollistëve, të cilët kanë bërë aksidente automobilistike.
Fatmirësisht, pa pasoja serioze për ta në planin shëndetësor. Natyrisht, i kanë shkatërruar makinat e tyre të çmuara, por kjo duhet konsideruar si asgjë për sa fitojnë me klubet respektive. Ja shkrimi i plotë:
"Udogie u bë së fundi protagonist i një aksidenti me makinë, duke “xhiruar” mbi tavolinat e një lokali. Megjithatë, aksident rrugor nuk ka bërë vetëm ky futbollist i Udinese, por edhe shumë kolegë të tij, që i kanë shkatërruar makinat e tyre kluksoze, por fatmirësisht kanë shpëtuar pa pasoja shëndetësore. Ja disa raste të tillë:

1. Destiny Udogie
Kombinimi i futbollistëve dhe makinave luksoze është mjaft i njohur. Shumë protagonistë të Serie A dhe kampionateve të tjera i duan makinat me motorë të fuqishëm, të shpejta, sidomos nëse kanë startime të mëdha. Megjithatë, jo çdo gjë shkon mirë kur i vozitin këto katër rrotakë të shpejtë. Rasti i fundit është ai i Destiny Udogie. Lojtari i Udinese, në timonin e një “Mercedes Gle” ka dalë nga rruga dhe ka hipur mbi tavolinat e një klubi në qendër të Udines. Fatmirësisht historia përfundoi pa probleme.

2. Arturo Vidal
Përveç dashurisë për futbollin, Arturo Vidal ka një pasion të fortë edhe për makinat. Koleksioni i tij motorik përfshin edhe një “Brabus Amg G700” të zi, një “Volvo XC 90” dhe një “Ferrari 488 Spider”. Pikërisht në timonin e një “Ferrari F458”, kiliani u fut në telashe në vitin 2015, duke bërë aksident të rëndë rrugor në atdheun e tij. Nuk pati viktima, por shumë frikë. Dhe makina e garave e markës së Maranello u shkatërrua plotësisht. E gjitha kjo pa marrë parasysh heqjen e patentës për futbollistin në fjalë, që rezultoi pozitiv ndaj testit të alkoolit.
3. Martin Caceres
Martin Caceres është gjithashtu veçanërisht i dhënë pas motorëve. Në koleksionin e tij ka gjithçka, nga Porsche te Ferrari. Ashtu siç ishte në timonin e një “Ferrari 458”, mbrojtësi uruguajan u përfshi në një aksident, fatmirësisht pa pasoja, në shtator të vitit 2015. Mbrojtësi i atëhershëm i Juventusit po lëvizte përgjatë “Corso Giambone” në Torino, kur u përplas në stacionin e autobusit dhe më pas kundër dy makinave të tjera të parkuara. Asnjë dëm fizik i tij, ndërsa Ferrarit iu caktua masa e ndalimit administrativ për 180 ditë. Më tej, mbrojtësi është dashur të paguajë një gjobë prej 1000 eurosh, duke dorëzuar edhe patentën pas pranisë së gjurmëve të alkoolit në gjak, të gjetura gjatë analizave.
4. Cristiano Ronaldo
Një adhurues i motorëve, por jo i lirë nga të metat e drejtimit; ky është rasti i Cristiano Ronaldos. Kampioni portugez ka një koleksion makinash të përditësuar vazhdimisht, siç dëshmohet nga blerja e fundit, një “Bugatti Centodieci”. Megjithatë, gjatë përvojës së tij të parë te Manchester United, portugezi ishte përplasur në një barrierë me Ferrarin e tij. Një aksident fatmirësisht pa pasoja për Cristiano Ronaldon, por shkatërrues për makinën, e dëmtuar rëndë në një anë të tërë.

5. Bruno Peres
Bruno Peres është gjithashtu një nga shoferët jo veçanërisht të shkëlqyer. Në kohën e Romës, mbrojtësi brazilian ishte protagonist i dy incidenteve. I pari në 2016, me një goditje të dhunshme të Porsche së tij kundër shtyllave në “Piazza dei Tribunali”. I dyti në janar 2018, kur përplasi Lamborghini e tij në zonën “Terme di Caracalla”, me pasojë heqjen e patentës, gjobë prej 800 euro dhe kallëzim penal për drejtim mjeti nën ndikim alkooli.

6. Gregoire Defrel
Gregoire Defrel gjithashtu përfundoi duke qenë autori i një aksidenti automobilistik. Sulmuesi francez i Sassuolos, në kohën e Sampdorias, në vitin 2019, kishte bërë një rrëmujë të mirë në qendër të Genoa. Përveç prishjes së Mercedesit të tij C63S Amg, ai ka dëmtuar automjete të tjera dhe punë publike. Defrel pa që situata e tij të përkeqësohej me zbulimin e një përmbajtje alkooli në gjak më të lartë se kufiri ligjor.
7. Mario Balotelli
Mario Balotelli është përfshirë në listën e futbollistëve protagonistë të fatkeqësive në timonin e një makine. Në vitin 2010, sapo u transferua te Manchester City, ndërsa ngiste një Audi R8, sulmuesi italian përfundoi duke goditur një SUV. Rezultati ishte shkatërrimi pothuajse total i pjesës së përparme të majtë të makinës së tij. Me pak fjalë, një dëm i madh.

8. Sergio Romero
Edhe Sergio Romero ka kujtime jo të këndshme nga udhëtimet me makinë. Portieri argjentinas, ish-i i Sampdoria, tashmë i lidhur me Boca Juniors, shkatërroi një Lamborghini 200 mijë euro në kohën e Manchester United. Ai u përplas me parmakët përgjatë rrugës që të çon në fushën e stërvitjes së “Djajve të Kuq”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





