Transmetuar më 15-04-2023, 11:33

Manchester City, i kënaqur nga fitorja e bujshme 3-0 kundër Bayernit në cerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, rikthehet sot në veprim në Premier League. Fjala është për transfertën e Leicesterit, një duel që sipas Pep Guardiolës duket vendimtar për opsionet e ekipit të tij në kampionatin vendas.

Trajneri katalanas e ka konsideruar vendimtare këtë duel: “Nëse humbim në këtë ndeshje, nuk do të jemi kampionë”. Dhe kjo duke marrë parasysh se kanë një ndeshje më shumë se Arsenali, lideri i Premier League:

"Realiteti është se ne jemi 6 pikë prapa, askush nuk garanton se do ta fitojmë ndeshjen tonë kundër ekipit më të mirë në botë. E kam fjalën për Brighton. Nuk ka asnjë ekip tjetër që mund ta bëjë më mirë procesin e dërgimit të topit në çerekun e fundit të fushës. Nuk ka ekip më të mirë në futbollin modern për momentin”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd