
TOKIO- Pamje të tjera janë publikuar nga sulmi ndaj kryeministrit japonez Fumio Kishida gjatë vizitës së tij në një qytet teksa mbante një fjalim.
Menjëherë u dëgjua një shpërthim i fortë duke shkaktuar panik në turmë.
Kishida mbeti i padëmtuar, por sigurimi i tij e largoi menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Burri që hodhi bombën e tymit u arrestua menjëherë, por ende nuk është identifikuar.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një fjalimi të planifikuar nga Kishida në Wakayama, në një vend me dhjetëra qytetarë dhe gazetarë, por incidenti nuk e ka ndalur nga axhenda e tij.
Korrikun e kaluar, ish-kryeministri i vendit, Shinzo Abe, u vra nga një person që mbante një armë të improvizuar. Sulmuesi i ishte afruar Abe-s ndërsa ai po fliste me një turmë dhe e qëlloi atë.
Abe, i plagosur rëndë, ndërroi jetë në spital.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





