Transmetuar më 14-04-2023, 18:27

KOSOVË- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë. Djali vrau nënën e tij.

Policia ka vënë në pranga personin që vrau nënën në Pejë. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij apo i viktimës.

Ngjarja tragjike ndodhi ditën e sotme në lagjen Kapeshnicë të Pejës. Ky lajm u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.