
Pasuria nuk është në anën e Hiba Abouk. Pasi konfirmoi thashethemet për ndarjen e saj me Achraf Hakimi, futbollistin e shquar maroken, që ka kaluar nga Real Madridi te Borussia Dortmund, pastaj tek Interi dhe tashmë luan me PSG, aktorja duket se ka mbetur “thatë” edhe ekonomikisht.
Kujtojmë se Hakimi është nënë akuzë për abuzim seksual në shtëpinë e tij në Paris ndaj një vajze 24-vjeçare, një element i ri shtesë që finalizoi divorcin e çiftit me dy fëmijë.
Ndërsa Hiba po udhëtonte me dy fëmijët e saj në Dubai, Achraf do të abuzonte me vajzën e re brenda shtëpisë së tij. Një pikë kthese në marrëdhënien e tyre, e cila tashmë ishte në një moment të paqëndrueshëm dhe që e anoi më tej peshoren drejt ndarjes.
Hiba Abouk foli pas akuzës së ngritur ndaj ish-bashkëshortit të saj, u pozicionua qartë: “Unë do të jem gjithmonë në anën e viktimave”. Pasi kanë nisur procedurat e divorcit, aktorja ka hasur në një surprizë që e ka penguar ndarjen.
https://twitter.com/FirstMagLeVrai/status/1646622459527852032?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1646622459527852032%7Ctwgr%5E451ccd53d98ea0b8bbd2af53570ee9f25a0e58fe%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sport.es%2Fes%2Fnoticias%2Ffuera-de-juego%2Finesperado-reves-hiba-abouk-separacion-dv-85993936
Sipas publikimit ‘First Mag’ në Twitter, Hiba do të pranonte të mbante gjysmën e aseteve dhe aftësinë paguese të lojtarit ndërkombëtar maroken, me të cilin ka dy fëmijë të përbashkët, por ka hasur një pengesë të madhe.
Hakimi është një nga lojtarët më të paguar në Ligue 1, pozicioni i tij te PSG e ka bërë atë të fitojë më shumë se një milion euro në muaj. Kur Hiba shkoi në gjykatë me përfaqësuesit e vet ligjorë për të kërkuar shumën që ata konsideronin se duhej për divorcin e tyre, u informuan se futbollisti nuk kishte një pasuri të tillë. Ka kaluar shumë kohë që kur Achraf i vendosi të gjitha fitimet në emër të nënës së tij.
Pavarësisht kësaj goditjeje të rëndë, Hiba Abouk nuk pritet të ketë vështirësi financiare. Avokatët e saj do të punojnë në mënyrë që dy fëmijët e sjellë në jetë me ish-partnerin futbollist t’i mbulojnë mirë nevojat e tyre. Nuk duhet të harrojmë se ajo është një aktore e njohur sidomos në Spanjë, ku ka luajtur “hite” si serialet “El Principe”; krahas punës që bën si influencuese.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





